Rendita e FIFA, Shqipëria në vend numëro, Kosova nuk ndalet

Sport

Fitorja me “poker” golash përballë Islandës mbajti të ndezur ëndrrën e Shqipërisë për të siguruar një biletë për në “Euro2020” por nuk ka pasur asnjë ndikim në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Me 1372 pikë, kuqezinjtë renditen në vendin e 64-ët, asnjë ndryshim nga renditja e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshe nga Shqipëria, ishullorët kanë pësuar një rënie me 5 pozicione duke u renditur në vendin e 41-të. Një pozicion ka fituar rivali tjetër i Shqipërisë në Grupin H, Turqia, duke u renditur në vendin e 36-të. Një pozicion ka fituar dhe Franca duke u renditur në vendin e dytë.

Nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket kreut i cili vijon të jetë pronë e Belgjikës. Vijon progresin e madh përfaqësuesja e Kosovës e cila renditet në vendin e 119-të duke fituar një tjetër pozicion.

ME TE LEXUARAT