Sabotimi i fluturimit "American Airlines", gjykata lë në burg autorin

Bota

Një ish-mekanik i linjës ajrore “American Airlines” i akuzuar për dëmtimin e qëllimtë të një aeroplani me 150 pasagjerë në bord, do të vazhdojë të qëndrojë në burg dhe nuk do t’i jepet mundësia për t’u gjykuar i lirë.

Një gjykatës federal në Miami i mohoi të mërkurën lirimin me kusht Abdul-Majeed Marouf Ahmed Alani për shkak të dyshimeve për simpati ndaj ekstremistëve islamikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktualisht zoti Alani akuzohet vetëm për "dëmtim të qëllimshëm, shkatërrim apo nxjerrjen jashtë funksionit" të një avioni tregtar.

Prokurorët thonë se në mesin e muajit korrik Alani kishte ngjitur në një pjesë brenda hundës së avionit, një substancë për të çaktivizuar një përbërës që u jep mundësinë pilotëve të vlerësojnë shpejtësinë e avionit apo për të tjera informacione.

Pak përpara nisjes nga Majemi për në Nassau të Bahamasit avioni sinjalizoi se kishte një problem dhe pilotët nuk u nisën.

Ish-mekaniku i kishte thënë policisë se ishte i zemëruar për shkak të bisedimeve të ngecura mes zyrës së menaxhimit të American Airlines dhe mekanikëve dhe se ai shpresonte që me pengimin e avionit për të fluturuar, do të siguronte punë shtesë dhe pagesa jashtë orarit.

ME TE LEXUARAT