Tatimet: Afat deri më 30 shtator për taksimin e dividentit 8%

Aktualitet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka risjellë në vëmendje për të gjithë tatimpaguesit se deri në 30 shtator është mundësia për të përfituar pagesën në shkallën tatimore 8% për dividentet e pashpërndara, të realizuara në vitin 2017 e më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka risjellë në vëmendje për të gjithë tatimpaguesit se deri në 30 shtator është mundësia për të përfituar pagesën në shkallën tatimore 8% për dividentet e pashpërndara, të realizuara në vitin 2017 e më parë.

“Në zbatim të Ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, tatimi mbi dividentin për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, u aplikua në shkallën tatimore 8%, për pagesat e kryera brenda datës 20 gusht 2019”.

Tatimet shpjegojnë se do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019; dhe në rast se pagesa nuk kryhet deri në 30 shtator, atëherë tatimi mbi dividentin për vitet 2017 e më përpara, shkalla tatimore e tij do të jetë 15%.

ME TE LEXUARAT