Shendetesi

Çfarë duhet të hash pas lënies së duhanit; ushqimet që pastrojnë organizmin

Të lësh duhanin nuk është e thjeshtë, por më e vështirë është t’ia dalësh të mos e rifillosh përsëri. Dhe të përballosh me qetësi problemet që lindin nga ndërprerja e ritualit të duhanit. Probleme të ndryshme. Sidomos pesha: burrat shtojnë mesatarisht, gati 4 kilogramë, ndërsa gratë të paktën 3. Për të mos folur për gjendjen e humorit: irritoheni shpejt, ndiheni të stresuar dhe në ankth, madje mund të keni dhe probleme me ekuilibrin.

Ushqimet e duhura nëse keni lënë duhanin

Lufta kundër varësisë nga duhani është e ashpër dhe nëse po përballeni me një betejë të tillë, ja disa këshilla që lidhen me ushqyerjen dhe produktet e duhura kur ndalon së piri duhan.

Frutat dhe perimet. Duhet t’i konsumoni në çdo orë të ditës. Organizmi i ish-duhanpirësve ka nevoja të veçanta për vitaminë C, por frutat dhe perimet shërbejnë edhe për ekuilibrimin e dietës kundër efekteve të shtimit në peshë që sjell si pasojë lënia e duhanit. Në veçanti ju sugjerojmë portokajt dhe limonat, kivi-t, domatet, brokolin, lulelakrën dhe specat.

Karota, kastaveca dhe finok. Shërbejnë për të pastruar oganizmin. Duhanpirësi është ‘i helmuar’ dhe këto ushqime e ndihmojnë për të krijuar një lloj diete detoksifikuese. Në të njëtën kohë largojnë varësinë nga nikotina.

Boronica dhe shegë. Mund t’i merrni edhe në formë lëngjesh, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Duhani ka efekte jo pozitive përsa i përket mpiksjes së gjakut nëpër arterie dhe këto lloj frutash ndihmojnë për të përmirësuar qarkullimin dhe oksigjenimin e gjakut.

Sallata dhe vakte të ndërmjetme të shëndetshme. Mund t’ju duket e çuditshme, por sallatat dhe lëngjet natyrale të perimeve dhe frutave ndihmojnë ish-duhanpirësin të fitojë kundra fenomeneve si ankthi dhe irritimi të cilat shoqërojnë braktisjen e duhanit.

Çajrat. Preferoni çajin e mëllagës, verbenës, koprës dhe hithrës. Ato kryejnë funksione detoksifikuese dhe në të njëjtën kohë përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore. Së fundi, përpiquni të zëvendësoni kafenë me çaj.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close