Politika

Komisioni Europian deklaratë për dënimin e Saimir Tahirit

Komisioni Europian ka reaguar për rastin Tahiri përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç. Në reagimin e Komisionit Europian thuhet se BE respekton pavarësisnë e institucioneve gjyqësorë dhe nuk komenton vendime ose çështje individuale.

“Bashkimi Europian është i venë në dijeni se Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur në shkallë të parë, se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është fajtor për shpërdorim të detyrës.

Ne nuk komentojmë vendimet ose çështjet individuale, sepse Bashkimi Europian respekton pavarësinë e institucioneve gjyqësore.

Ne gjithashtu vërejmë se detajet dhe motivimi i vendimit nuk janë ende të disponueshme dhe se procesi gjyqësor vazhdon, duke qenë se aktvendimi është ende subjekt i ankimit”, thotë KE, citon abcnews.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close