Baton Haxhiu: Meta i vdekur politikisht

Politikë

A do të rikthehet Ilir Meta në politikë? Kjo është pyetja e cila ndezi një debat në pjesën e tretë në emisionin Open në Top Channel mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Baton Haxhiu tha se për gabime ekskluzivisht të tija Ilir Meta është i vdekur politikisht. Presidenti është në dilemë a është president apo kryetar i LSI-së.

Në atë momente ka ndërhyrë Andi Bushati. Batoni thotë se në të gjithë e keqja është nga opozita dhe presidenti. Pra këta që skanë gjë në dorë e kanë fajin. Për konçensionet, rrogat, vendimet paska fajet opozita dhe ato që marrin vendime nuk kanë asnjë faj.

Baton Haxhiu iu kundërpërgjigj duke i thënë se logjika e Bushatit është e gabuar. Presidenti gabon që qëndron aty, duhet të largohet. Meta i cili është i vetmi zë kundër qeverisë duan ta shkarkojnë.

Në debat u fut edhe analisti tjetër Neritan Sejamini. Ai tha se duhet të këmi parasysh se opozita të gjithë votuesit e saj i kas pas vetes. Nuk do flasim me shifra, por votuesit e saj opozita i ka me vete, e kanë ndjekur në çdo vendim.

ME TE LEXUARAT