Shpik rrembimin e tij, per t’i shpetuar marteses

Soft
Shpik rrembimin e tij, per t’i shpetuar marteses

Një kolumbian shpiku rrëmbimin e tij të paqenë për të mos u martuar, njoftoi media vendëse.

Miqtë e 55-vjeçarit informuan policinë në lidhje me rrëmbimin e tij të dyshuar në qytetin Pitalito, në jug të Kolumbisë, fundjavën e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata thanë se dy burra të armatosur kishin rrëmbyer dhëndrin disa orë para dasmës së tij.

"Policia nisi një operacion që çoi në gjetjen e dhëndrit në një shtëpi që i përkiste një të afërmi", tha një zëdhënës i policisë.

"Miqtë që raportuan rrëmbimin thanë se kishin gënjyer dhe se donin të ndihmonin burrin, i cili nuk donte më të martohej", raportoi e përditshmja kolumbiane "El Tiempo".

Ishte hera e dytë që ky burrë kishte falsifikuar rrëmbimin e tij për të shmangur martesat.

Ai tani mund të përballet me kallëzimin penal.

ME TE LEXUARAT