Aktualitet

“Volvo 4”, gjykata zgjat hetimet për 17 nga të akuzuarit

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi pranimin e kërkesës për zgjatjen e afateve të hetimit me 3 muaj për 17 të akuzuarit të operacionit VOLVO 4.

Ndërsa për Anila Shyti dhe Mustaf Shkurti vendosi rrëzimin e kërkesës për zgjatje hetimi si dhe ndryshimin e masës arrest shtepie.

Ditën e sotme, seanca për të akuzuarit e ‘Vol-vo 4’, nisi me tensione në sallën e gjyqit. I akuzuari Astrit Avdylaj debatoi ashpër me gjyqtarin Bib Ndreca.

Avdylaj u shpreh se: “Po na mbani në burg padrejtësisht, nuk kemi asnjë lidhje me njëri- tjetrin. Nuk ka asnjë provë që na lidh ne me trafikun e drogës, çfare ështeë kjo ‘Alo Nice’, përfshini politikanë kot, hapi portën Dako dhe ne shitëm drogë, ç’lidhje kemi ne me Kuksianët. Nëse më gjeni qoftë dhe nje provë, jam gati të firmos 50 vite burg, mund të kem bërë shumë gjëra por me skafin dhe drogën s’kam asnjë lidhje, jemi të pafajshëm po na mbani kot në burg, kemi gra dhe fëmijë në shtëpi, akuzat e prokurorisë janë qesharake.”

Ndërsa Anila Shuti i është drejtuar gjyqtarit se ka mbjell grurë dhe misër dhe jo hashash. “Kam mbjell grurë dhe misër jo hashash, si mund të më akuzoni për përfshirje në grup kriminal.

Prokuroria kërkoi zgjatjen e afateve të paraburgimit me 3 muaj me argumentin se nuk ka përfunduar përkthimi i letërporosive të mbërritura nga Italia. Si dhe nuk ka përfunduar analizimi i tabulateve telefonike

Ndërsa avokatët e të akuzuarve kërkuan rrëzimin e kërkesës së prokurorisë, pasi sipas tyre kjo kërkese është përsëritur. Gjithashtu avokatët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë për të arrestuarit.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close