Merr fund kriza?! PS-PD arrijne marreveshjen e pare per reformen zgjedhore

Aktualitet
Merr fund kriza?! PS-PD arrijne marreveshjen e pare per reformen zgjedhore

Pak caste me pare ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore që nisi në orën 11:00.

Bashkëkryetari i komisionit Damian Gjinkuri tha se mbledhja ka pasur rezultate të kënaqshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ramë dakord se do shtojmë vlerën e financimi për partitë nga ana e shtetit, kemi ende disa çështje që na ndajnë por përgjithësisht mund ta quajmë si kapitull të mbyllur këtë të financimit.

Ramë dakord edhe për parimin e kuotës gjinore, edhe për periudhën zgjedhore. Mbledhjen e radhës do ta bëjmë të enjten. Jam i kënaqur kemi progres.

Besoj që po të punojmë me intensitet do e përmbyllim shumë shpejt”, tha ai.

ME TE LEXUARAT