Nje tjeter shtet njeh Republiken e Kosoves, Presidenti Thaçi: Rezultat i punes seveshtire

Kosovë&Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në “Twitter” ka njoftuar se Republika e Kosovës është njohur nga Xhamajka.

“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, shkruan Thaçi në Twitter.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej, presidenti falënderon kongresistin Eliot Engel për këtë njohje.

Thaçi thotë se ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel. “Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni”, pëfundon Thaçi.

ME TE LEXUARAT