I denuar ne Gjermani, Berisha e akuzoi publikisht, ja kush eshte burri i Marsida Qatjas

Aktualitet

Mardisa Qatja rezulton të jetë e martuar dhe bashkëshorti i saj është shtetasi Indrit Hyseni, i cili ndodhet në një burg të Gjermanisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Emri i tij është përmendur katër vite më parë dhe nga ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një denoncim në “Facebook”, Berisha shkruante se banda e kryebashkiakut të asaj kohe në Kavajë, Elvis Rroshi, pjesë e së cilës sipas Birishës ishte edhe Hyseni, kishin vrarë njeriun që rrahu Emiljano Shullazin.

Berisha përmend emrat e kësaj bande, mes të cilëve është edhe Indrit Hyseni, që sipas ish-kryeministrit, sapo kishte dalë nga burgu më 2015, ku ishte dënuar me 16 vite burg për vrasje.

“A e dini se ne Kavaje policia eshte e tulatur dhe inegzistente pasi shefi komisariatit qendron cdo dite me banden e Elvis Rroshit, Indrit Hyseni i sapo dale nga burgu i denuar per vrasje 16 vet, Artan MUça i denuar 18 vjet per vrasje ne iTali, Emiljano Leka i denuar per Vrasje si edhe Roland Xhihani i arrestuar dje per perdhunim te nje vajze nen kercenimin e ames te cilet levizim me makinat e marr me qera nga Elvis Rroshi e banda e tij me logon e PS, keta jane persona qe qellojne me arme ne qytet e ne rrethina shkojn ee i bejne prsion simpatizanteve te pd se di ti vrasin, a e dini qe policia nuk i kontrollon asnjeher mjetet e tyre pasi jane nen urdherat e Elvis Rroshit dhe Arberesh Vokshit qe eshte shef komisariati hajdut e rrugaç”, shkruante Berisha më 2015.

 

ME TE LEXUARAT