Kavaje, flet Marsida: Dritani nuk ishte ish i dashuri im, ai me kanoste

Aktualitet

Marsida Qatja flet për herë të parë pas ngjarjes së rëndë, që tronditi Kavajën orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u vra 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici i burgjeve, Bledar Toçi. Ajo mohon që të ketë pasur lidhje intime me Haxhollin, ndërsa për policin Toçi thotë se e ka shok.

“Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, meqë ishim shokë. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bledi tha se do më ndihmonte, meqë isha femër e vetme, me fëmijë. Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda. Ai filloi të qëllonte. Do na vriste dhe mua me djalin e vogël dhe Bledin, nuk kishte fëmijë e njerëz të tjerë brenda”, tha Qatja.

Si ndodhi ngjarja

Një i vdekur dhe një i plagosur ishte bilanci i një sherri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, në banesën e një të reje me inicialet M.Q. Mësohet se e reja ka pasur një marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli, shkëputjen e të cilës nuk e kishte pritur aspak mirë ky i fundit që më pas kërcënonte dhe e përndiqte shtetasem M.Q.

“Do të ta nxij jetën”, ky ka qenë një nga mesazhet më të shpeshta të Haxhollit, i cili njihej si person problematik, dhe kishte bërë burg edhe në shtetin grek.

Kjo situatë kërcënimesh është përsëritur dhe mbrëmë, para mesnate ku e reja është detyruar që ta thërresë në banesë Haxhollin me pretendimin për t’u sqaruar, dhe nga ana tjetër kishte kërkuar ndihmën e efektivit të policisë Bledar Toçi, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e saj së bashku me armën e shërbimit. Fillimisht u raportua se M.Q dhe Toçi kishin një raport mes tyre, po kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Haxholli dhe Toçi kanë qenë të dy të pajisur me armë, dhe kjo ka bërë që sherri mes të degjenerojë në përdorimin e tyre, ku i pari mbeti i vdekur në vend, ndërsa punonjësi i policisë u transportua në spitalin e Traumës, ku tashmë raportohet që të ketë kaluar rrezikun për jetën.

Shtetasja M.Q ndërkohë është marrë në pyetje nga ana e policisë, për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër Toçi është vënë nën mbikqyrjen e policisë në spitalin e Traumës dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.

ME TE LEXUARAT