Meta: Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua

Politikë

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Open” ka komentuar raport vlerësimin e Komisionit të Venecias teksa tha se për të ky raport  nuk ka fare rëndësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Metës komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencat duke u futur në lojra politike.

“Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi Kushtetuta e vendit tim.

Komisioni i Venecias të mos fusë hundët ne lojrat politike të Shqipërisë. Ti qëndrojë kompetencave të tij. Të mos fusin hundët në çështjet e OSBE/ODHIR.

Ata kanë tejkaluar kompetencat.  Nuk janë një institucion i specializuar për çështjet e sigurisë”, theksoi Meta, i cili disa javë më parë deklaroi se do jepte dorëheqjen në rast se Komisioni i Venecias, konstatonte shkelje të Kushtetutës. Meta tani nuk largohet, por sulmon Venecian.

ME TE LEXUARAT