Kush jane 6 te arrestuarit te perfshire ne trafikun e mbetjeve toksike

Aktualitet
Kush jane 6 te arrestuarit te perfshire ne trafikun e mbetjeve toksike

Mbetjet e rrezikshme të amiantit ishin kamufluar nga personat e arrestuar në disa fuçi të mëdha të zeza veshur me logon e verdhë "eni". Në fakt, ng anjë kërkim në internet të këtij emri dhe logoje, "Eni" është një kompani shumëkombëshe italiane e naftës dhe gazit me seli në Romë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi - Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë. Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe "Transportimi i mbetjeve”, njoftoi zyrtarisht policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Te arrestuarit:

1. Kujtim Novrus Xhafellari 65 vjeç banues ne Vlore. (zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN)

2. Arber Romeo Cuni, 28 vjeç, banues ne Vlore.( shoferi i fugonit tip Iveko , me targe AA 417 SC)

3. Agron Ramadan Brataj, 48 vjeç, banues ne Vlore.(drejtori operativ i agjensise Euroferries"

4.Festim Mahmut Tafa, 72 vjeç banues ne Tirane, (kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.

5.Elisabeta Vasil Cuni, 55 vjeç, banuese ne Vlore (administratore e firmes se pastrimit "Delfini 1".

6. Zamir Flamur Kornuzi, 46 vjeç, banues ne Vlore.(pronari i pikes se grumbullimit firma "Kornuzi")

ME TE LEXUARAT