Po transportonte mall me makine drejt Durrësit, prangoset 48 vjeçari

Aktualitet

RanPolicia e Qarkut Durrës godet një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni i koduar “Rrethi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sekuestrohen rreth 46 kg lëndë narkotike.

Vihet në pranga transportuesi i lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas nga Fushë – Kruja po transportonte një sasi lënde narkotike drejt Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Rrethi”.

Si rezultat i operacionit, në lagjen nr. 13, në Plazh, Durrës është vënë në pranga shtetasi K. V., 48 vjeç, banues në Fushë – Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, drejtuar nga shtetasi i mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT