Sport

Ra nga kati i gjashtë i pallatit, ngrihet nga shtrati Aldo Teqja

Gjendja shëndetsore e portierit të Partizanit Aldo Teqja është në përmirësim të plotë. Është vetë klubi i kuq që me anë të një fotoje në rrjetet sociale njofton se portieri 24-vjeçar ka bërë një përmirësim galopant që nga moment i aksidentit ditët e shtunë.

Në foto Aldo duket I ulur në një karrige ç’ka do të thotë se ai është në gjendje të lëvizë nga shtrati, ndërkohë që ende vijon të jetë në spitalin e traumës. Aldo duket I rrethuar nga pjestarë të klubit të cilët janë drejtori i përgjithshëm Olsi Rama dhe trajneri italian Franco Lerda.

Të shtunënë portieri 24-vjeçar ra nga kati i gjashtë I një pallati në Tiranë, duke tronditur opinionin futbollistik dhe jo vetëm. Sipas familjarëve arsyeja e rënies nga pallti të Aldos ishte një pakujdesi gjatë kohës që portiere po rregullonte diçka në banesën e tij.

Postimi i FK Partizanit

NJOFTIM

Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu

Close
Back to top button
Close
Close