Super-aksioni ne Maqedoni, kamioni me 1.3 ton kokaine kaloi nga Shqipëria

Aktualitet
Super-aksioni ne Maqedoni, kamioni me 1.3 ton kokaine kaloi nga Shqipëria

Pas kapjes se 1.3 ton kokaine ne banane ne Maqedoni kane dale detajet e para per itinerarin e ngarkeses e cila rezulton se ka kaluar nga Shqiperia.

Nga informacionet e para që vijnë nga operacioni që po zhvillohet në Krushopek të Sarajit kundër një sasie të madhe droge (jozyrtarisht 1,3 ton) janë arrestuar të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga. Ndërsa informacionet e para jozyrtare thonë se droga është kapur në brendësi të një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër (Shqipëri) dhe ka dalë po dje nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Informacionet e para po ashtu thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Kolumbia (Amerika e Jugut) në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Kamioni është me targa të Maqedonisë dhe gjendet i bllokuar nga policia në magazinën e frutave në Krushopek të Sarajit.

ME TE LEXUARAT