Apartamenti ne Kavaje, ku nje person mbeti i pajete dhe tjetri...

Aktualitet

Apartamenti në lagjen nr.2 të Kavajës, ku pas një përplasjeje me armë, mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toci.

Policia njoftoi se rreth orës 00.40, në lagjen nr. 2 Kavajë, Dritan Haxholli, banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe Bledar Toci, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dritan Haxholli është konfliktuar me shtetasin Bledar Toci dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tij, duke e plagosur atë.

Bledar Toci, me armën e shërbimit, ka qëlluar në drejtim të Dritan Haxhollit dhe ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Polici Toci është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT