Soft

Ky qe shihni ne foto nuk eshte kamion por…

Foto: PROVIDED

Nga jashtë duket si një kamion i madh mallrash që bën rrugë të gjata, por në fakt bëhet fjalë për një shtëpi luksoze me rrota, e ndërtuar vetëm për aventurë.

Kjo shtëpi është në pronësi të një familjeje australiane prej 8 anëtarësh dhe ka brenda lukse që nuk i gjen dot në një shtëpi normale.

Kamioni është ndërtuar nga SLRV Expedition Vehicles dhe ka dy kate. Ekipit që ka punuar për të u është dashur më shumë se një vit për ta ideuar dhe ndërtuar.

Brenda ka një dhomë të madhe ndenjeje, tualet me dush, dhomë gjumi të madhe për prindërit dhe një dhomë tjetër gjumi për fëmijët.

Kjo shtëpi e lëvizzshme ka kushtuar 2 milionë dollarë./a2cnn

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close