Bulqize, kercenohen me vrasje inspektoret e pyjeve

Aktualitet

Një tjetër përplasje mes inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në masivin pyjor të Kaptinës së Martaneshit në Bulqizë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi i inspektorëve, që kishte ngritur një pikë kontrolli në rrugën Bulqizë-Tiranë, kanë ndaluar një kamion me lëndë drusore dhe do bënin sekuestrimin e tij.

Persona të paidentifikuar, me dy mjet fuoristradë dhe të armatosur, janë afruar duke i kërcënuar inspektorët. Kërcënimi me armë zjarri është bërë teksa inspektorët kishin ndaluar kamionin që po transportonte lëndë drusore.

Inspektorët kanë lajmëruar policinë e Bulqizës, e cila mësohet se ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave që kërcënuan inspektorët.

 

ME TE LEXUARAT