'Ndjesë po u fyet', Borchardt e pranon që u ngriti gishtin e mesit, protestuesve

Aktualitet

Pas reagimeve të ashpra për shkak të gjestit të tij fyes me gisht, Ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike. “Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, ka shkruar Borchard në profilin e OSBE-së në Twitter.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Incidenti ndodhi dje përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku protestuesit e Unazës së Re ishin mbledhur për të kërkuar lirimin e të arrestuarve. Borchardt, i cili dëgjoi thirrjet "Rama ik" dhe "Turp për ju", u ngriti gishtin e mesit protestuesve, një xhest fyes i njohur botërisht për nënkuptimin e tij.

 

 

Sjellja e diplomatit u dënua ashpër në opinionin shqiptar dhe e detyroi Borchardt të kërkojë ndjekë.

ME TE LEXUARAT