Soft

Telekom Albania i jep energji Maratones se Tiranes

Telekom Albania ishte mbështetësi kryesor i eventit më të rëndësishëm sportiv,
siç është Maratona e Tiranës 2019. Në vitin e katërt të organizimit, vrapuan mbi
2500 pjesëmarrës nga 40 vende të botës. Motoja e Telekom “Go Beyond, Be
Better” udhëhoqi atmosferën festive dhe garuese përgjatë gjithë itinerarit të
maratonës.

Fituesit për secilën kategori ishin sportistët nga Kenia Laban Cheruiyot për
kategorinë 21 km dhe Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo për kategorinë 10 km.
Dovlet Gjangolli u shpall fitues i garës We Too (gara për personat me aftësi të
kufizuara). Ndërkohë që rekordmenia shqiptare, Luiza Gega, u shpall fituese e
kategorisë Tirana 10K me kohën 00:33:42, e cila arriti të thyejë sërish rekordin
kombëtar.

Pjesë e kësaj maratone u bë edhe Drejtori Komercial i Telekom Albania,
Athanasios Paraskevas i cili u shpreh se: “Ky aktivitet është një sfidë shumë e
madhe. Dhe ne në Telekom Albania na pëlqejnë shumë sfidat! Për ne kjo është
një sfidë për të qenë më të mirë! Më të mirë në teknologjinë e rrjetit, dhe për të
ofruar një eksperiencë edhe më të mirë për klientët tanë. Me licensën për
përdorimin e brezit 800 Mhz kemi një mjet shumë të rëndësishëm në duart tona
për të investuar që të kemi rrjetin më të mirë!”

Ky është aktiviteti më i madh sportiv i organizuar ndonjëherë në Shqipëri.
Përveç sportistëve që garuan, pjesë e maratonës u bënë edhe shumë qytetarë

të tjerë që dolën në përkrahje të sportistëve, duke e kthyer këtë event sportiv
në një ditë feste për kryeqytetin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close