Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Kryevezhguesja e OSBE, Glover, pas takimit me Bashën: Po përpunojme rekomandimet, takimet vazhdojnE

Drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, e përfundoi takimin me kreun e opozitës Lulzim Bashën rreth orës 13:30. E pyetur nga mediat mbi takimin, Glover tha se bëhej fjalë thjesht për Raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet, ku jepen rekomandimet.

 

“Ne vazhdojmë t’i përpunojmë rekomandimet. Jemi në diskutime dhe nuk kam asnjë mesazh për ju. Ne jemi këtu dhe takimet do të vazhdojnë edhe nesër e pasnesër, por aktualisht, sot, nuk ka asgjë për thënë.”

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet