Gazetari zbardh tri pistat ku po hetohet vrasja e Kristian Breshanajt ne Vlore

Aktualitet

Policia e Vlorës është duke hetuar në 3 pista për vrasjen e 26-vjeçarit Kristian Breshanaj, i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 24 Majit në qytetin bregdetar.

Gazetari Enrik Mehmeti, i ftuar në emisionin “Uniko” në Klan Plus, ka treguar 3 pistat ku janë fokusuar hetimet e uniformave blu. Sipas tij, pista kryesore është ajo e Belgjikës, ku 26-vjeçari jetonte prej disa kohësh dhe ishte kthyer në Shqipëri në 3 muajt e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Spartak Koka: Kristian Breshanaj ka qenë para disa muajsh në Belgjikë. Ka ndonjë pistë për ndonjë aktivitet të mundshëm të paligjshëm, për ndonjë orientim për këtë pjesë?

Enrik Mehmeti: Kjo është pista që po hetohet. Janë dërguar edhe në mënyrë të shpejtë, që kanë nisur kontaktet me homologët atje, në qoftë se i riu është përfshirë apo ka pasur ndonjë lloj akuze për ndonjë lloj aktiviteti kriminal që mund të lidhet kryesisht me lëndët narkotike.

Deri tani nuk ka pasur asnjë lloj përgjigje. Ndërsa në Vlorë, me aq sa kam pyetur dhe me burimet që ne kemi, nuk njihej si një kontingjent që merrej me sasi të madhe lënde narkotike apo të ishte i përfshirë në ndonjë grup të njohur. Nuk ka informacione të tilla. Nuk kishte asnjë lloj problemi dhe nuk hynte tek individët e njohur që bëjnë pjesë te grupet kriminale. Belgjika është ajo që ngre pistën më të madhe.

Një tjetër pistë është po hetohet pak edhe e kaluara e të vëllait, i cili jeton jashtë Shqipërisë, ka krijuar familje, por që të paktën nga dëshmitë që unë kam marrë, tregojnë që ai është ndër njerëzit më të përgatitur dhe në shkollë.

Një pistë tjetër e fundit ishte ajo për shkak të detyrës së babait. Duke ditur që Vlora është një qytet gjaknxehtë disi dhe kanë ndodhur edhe vdekje gjatë operacioneve. Po hetohet edhe kjo pistë nëse vetë doktori ka pasur përgjatë këtyre viteve ndonjë lloj kërcënimi nga ndonjë familjar që ka humbur ndonjë të afërm. Është pyetur edhe doktori.

Nga informacionet që unë kam, ai është shprehur që nuk ka pasur asnjë ndonjë lloj kërcënimi, as ndonjë lloj problemi që mund të lidhet me pjesën e detyrës së tij sepse kjo edhe për faktin që në spital shpeshherë kanë ndodhur edhe ngjarje të llojit si dëmtimi i dyerve, debate me mjekët, goditje e mjekëve kur kanë ndodhur vdekje gjatë operacioneve. Edhe kjo pistë është duke u hetuar. Këto janë 3 pistat, por kryesorja është ajo enigma se çfarë ka bërë në Belgjikë.

ME TE LEXUARAT