Aktualitet

Drejtoresha e re e “Albpetrol” nis spastrimet, shkarkohen 14 drejtues me rekorde kriminale

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Faxweb ku një punonjës i “Albpetrol’ ka treguar se me ardhjen në detyrë të Eriola Mukës si drejtuese e re, kanë nisur një valë shkarkimesh ku sipas qytetarit i cili preferon të mbetet anonym, 14 drejtues janë larguar për shpërdorim dhe abuzim ndërsa ndaj tyre nuk ka nisur asnjë procedim penal.

Sipas denoncuesit, njëri nga të shkarkuarit është Artan Beta, eksponent kryesor i Partisë Socialiste dhe shoqërues i deputetes Antoneta Dhima për të cilin thotë gjithashtu se pavarësisht se edhe më parë ka mbajtur poste drejtuese, ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Një tjetër emër sipas qytetarit mes 14 të shkarkuarve  është ai i Sefret Hoxhës, kryetar aktual i zonës Cakran në Fier duke e quajtur një drejtues të korruptuar që ka përfituar miliona lekë.

“Të pezulluar janë edhe ish-kryetari i PS Patos, Artan Velcani dhe persona të tjerë. Besoj dhe shpresoj se do të denonconi këtë mynxyrë që ndodh në Albpetrol dhe ku është bërë një gropë e madhe financiare”, shkruan në redaksinë e Faxweb qytetari.

Denoncimi i plotë:

Ne Albpetrol, Fier ka nisur nje fushate spastrimesh nga puna te administrates. 14 drejtues jane pezulluar nga puna. Drejtuesja e re e Albpetrol Eriola Muka e cila ka disa dite qe ka zvendesuar drejtuesin e shkarkuar Dritan Spahiu nuk po zbaton ligjin pasi jane konstatuar shkelje te renda fryrje te punesimeve, vjedhje dhe abuzimeve ne Albpetrol por ne vend qe ti coje ne prokurori per shperdorim detyre dhe vjedhje drejtuesja e re i kercenon te bejne doreheqje.

Midis drejtuesve te pezulluar jane Arben Beta nje nga eksponentet keyesor te Partise Socialiste Patos dhe shoqerues i deputetes Antoneta Dhima. Personi i fjale ka qene denuar me pare me burg nga gjykata Fier per armembajtje pa leje por megjithate ne kohen e PS ka qene drejtor i punesimit si dhe drejtor i drejtorise juridike

Nderkohe pezulluar per abuzime dhe vjedhje eshte drejtori i burimeve njerezore Sefret Hoxha krt aktual i Zones Cakran ne Fier. Ky drejtues i korruptuar ka perfituar shperblime dhe dieta ne miliona leke. Te pezulluar janë edhe ish keyetari i PS Patos Artan Velcani dhe persona te tjere. Besoj dhe shpresoj se do te denonconi kete mynxyre qe ndodh ne Albpetrol dhe ku eshte bere nje grope e madhe financiare.

Ju lutem anonim

Sepse keta jane hakmarres

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close