Bota

Negociatat/ Gazeta belge ‘Le Soir’: Macron te rishqyrtoje qendrimin ndaj Shqiperise

Ballkani Perëndimor nuk është kopshti i Europës dhe presidenti Macron duhet ta rimendojë qëndrimin e tij, shkruan gazeta e njohur belge ”Le Soir”.

”Parisi po kërkon një reformim të procesit të zgjerimit përpara se t’u thotë ‘po’ dy vendeve kandidate”, shkruan ”Le Soir”.

”Kjo nuk është një gjë e re dhe ka një arsye për këtë… Por, edhe sa kohë këto vende do të rrinë kështu?”, pyet gazeta.

”Kjo çështje do të diskutohet në samit. Presidenti Macron, i cili kërkon të bëhet lider i Europës, mundet ende të ndryshojë qëndrimin e tij. A do të duhet një shpërthimi i ri dhune në Ballkan që njerëzit të kujtojnë se këto vende nuk janë kopshti i Europës, por janë një dhomë në këtë shtëpi europiane.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close