Uncategorized

Negociatat/ Nuk ndalet Franca, të tjera kerkesa per Shqiperine

Ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni ka folur për hapjen e negociatave me Shqipërinë gjatë fjalës së tij në Forumin e Sigurisë në Beograd.

Ai tha se duhet të bëjë më shumë për funksionimin e Gjyqësorit dhe Parlamentit në mënyrë që të plotësohen kriteret për hapjen e bisedime

Frederic Mondoloni: ‘Franca mendon se në Shqipëri duhet të bëhet më shumë në lidhje me funksionimin e parlamentit dhe gjyqësorit, në mënyrë që të plotësohen kriteret për hapjen e bisedimeve të bisedimeve.’

Mondoloni u shpreh kundër zgjerimit të BE duke vënë në dukje se reformat janë të nevojshme si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe brenda vetë bllokut.

Frederic Mondoloni: ‘Ne mendojmë se negociatat me vendet e Ballkanit perëndimor duhet të jenë më graduale por më konkrete, që do të thotë se këto shtet mund të përfshihen në disa nga politikat e BE edhe përpara anëtarësimit të plotë.’

Ambasadori francez theksoi se vendet e BE janë të ndarë në qëndrimet e tyre dhe se u duhet më shumë kohë për arritjen e një marrëveshje të përbashkët të të gjitha shteteve.

Frederic Mondoloni: ‘Në Këshillin e Evropës disa vende janë për hapjen e negociatave, si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, disa janë për hapjen e negociatave vetëm për njëri vend ndërsa disa të tjerë kundër ndarjes së dy shteteve. Na duhet më shumë kohë për të arritur një marrëveshje për këtë çështje.’

Ai shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një rëndësi të lartë për Francën duke shtuar se e ardhmja e rajonit është në BE.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close