Serbia, 2 miliard euro borxhe ndaj Kosoves vetem per pensionet

Kosovë&Rajon

Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga viti 1999 deri në vitin 2016, prezantuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raporti ka prezantuar gjithashtu studimin lidhur me fondin e sigurimit të pensioneve dhe atyre të paaftësisë në Kosovë si dhe raportet bilaterale Kosovë-Serbi në sektorin e energjisë.

Në të dyja këto fusha, sipas këtij Instituti, Kosova është duke humbur vlera të mëdha parash. Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.

Raporti i RIDEA i rekomandoi shtetit serb që zyrtarisht ta pranojnë përgjegjësinë për dëmin në para dhe dëmin jo-pasuror që i ka shkaktuar pensionistëve kontributdhënës si dhe t’u kërkojë falje këtyre të fundit për dëmet e shkaktuara.

Në raport thuhet gjithashtu se borxhi nga faturat e energjisë elektrike të pjesës veriore të banuar me shumicë serbe, ka kaluar shifrën 200 milionë.

“Marrëveshja që buron nga dialogu i Brukselit nuk janë zbatuar, pra kemi shkelje të marrëveshjes. Serbia ka dërguar kërkesë për rishikimin e kësaj marrëveshje duke bërë shkelje. Mospagesa e faturave të energjisë në pjesën veriore deri më sot ka arritur vlerën 204 milionë euro”.

ME TE LEXUARAT