Ujku i Shijakut: Kam mbijetuar gjashtë muaj në pyll, mund të jetoj edhe një vit nëse…

Soft

Ujku i Shijakut eshthe nje ndër ato profile që ka krijuar një audience të tijën në rrjete sociale. I ashtuquajturi “Ujku i Shijakut” teksa u pyet për këtë epitet, tha se pas kësaj qëndron një histori.

“Kam qëndruar gjashtë muaj në pyll”, thotë “Ujku”, “kam mbijetuar me mish bio”, shtoi më tej ai ne top channel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë kur kam qenë fëmijë, kam pasur pasion për të luajtur filma. Flija nëpër pyll, nëpër tunele, që ka pas bërë xhaxhi Enveri, ku ka akrepa e gjarpërinj. Para një viti kisha një problem me njërin dhe isha në kërkim.

Gjashtë muaj kam qëndruar në pyll, prandaj më vendosën këtë nofkë. Unë mbijetoj në pyll edhe gjashtë muaj, me mish bio. Unë e haj dhe të pa pjekur. (Nëse në pyll do të ishte sëbashku me Kiçen e Instagramit) Nuk bëhet fjalë, do të mbijetoja edhe një vit. Kam pas fjetur në mes të varrezave.

Vetëm zotin kam frikë, atij i ulem në gjunjë dhe kam besim, por për të tjerët nuk më intereson fare. Nuk e ke idenë se sa femra shkruajnë në Instagram, madje dhe femra të huaja”, tha “Ujku”.

ME TE LEXUARAT