Mustafa mesazh Kurtit: Deri ne fund te javes te arrihet marreveshja, ose …

Kosovë&Rajon
Mustafa mesazh Kurtit: Deri ne fund te javes te arrihet marreveshja, ose

Në mbledhjen e Kryesisë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të mos tërhiqet nga oferta e fundit që i kanë bërë Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas kreut të LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se mbesin të përkushtuar që të punojnë për marrëveshjen me VV-në.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke sqaruar situatën, Mustafa ka thënë se presin që deri në fund të javës VV-ja të dal me një qëndrim dhe se në takimin e fundit, të vendoset përfundimisht nëse do të ketë marrëveshje ose jo.

“Mbesim të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje, për marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve, ne do ta respektojmë këtë, dhe mendoj që marrëveshja duhet të qet në pah një marrëveshje të balancuar. Ne kemi dhënë një propozim dhe mendojmë që vendvendosja duhet ta trajtojë më vëmendje, dhe deri në fund të kësaj javë të kemi një përgjigje. Ne me Kurtin kemi qenë në komunikim, por qëndrimi jonë është në moment që ulemi ta bëjmë marrëveshje, ose që kontaktet tona të japin rezultate”, ka thënë Mustafa.

ME TE LEXUARAT