Deshtojne negociatat ne Bruksel, Macron shmang mediat, del nga dera e pasme

Politikë

Dështojnë përfundimisht negociatat për zgjerimin e BE në samitin e Brukselit. Sipas EurActiv, kjo çështje nuk është në axhendën e sotme. Megjithatë mund të përmendet ndoshta në konkluzionet finale.

Një burim tha për portalin se pati raportime se tre shtete ishin kundër nisjes së negociatave, por çështja nuk është e thjeshtë sepse pati prej atyre shteteve që ishin në favor të ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

EurActiv shkruan se pasi bllokoi nisjen e negociatave, presidenti francez Emmanuel Macron iu është shmangur mediave mbrëmë dhe sot në mëngjes duke mos dalë nga dera kryesore.

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha disa fjalë të përgjithshme.

“Pati një atmosferë shumë pozitive për arritjet e jashtëzakonshme që kanë bërë këto vende për t’u afruar me BE-në.

Është shumë e rëndësishme që ne duam të japim sinjal të fortë nga ky samit se sa të rëndësishme janë për ne këto vende, që kanë punuar fort dhe kanë demonstruar se po i afrohen gjithmonë e më shumë Bashkimit Europian.

Eshtë shumë e rëndësishme për ne që të zhvillojmë një perspektivë të përbashkët”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT