Gjyqtari Besnik Muçi betohet ne Presidencë si anetari i pare i Gjykates se re Kushtetuese

Aktualitet

Besnik Muçi është paraqitur sot në Presidencë, ku ka firmosur dekretin e Presidentit Meta që e emëron si anëtarin e parë të Gjykatës së re Kushtetuese

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese z.Besnik Muçi betohet para Presidentit Meta

 

 

Në Institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura, ambasadorëve si dhe përfaqësuese të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvillua sonte ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, të anëtarit të parë të Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarit z.Besnik Muçi.

 

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit, Gjyqtari Muçi, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua duke u zotuar se:

 

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

 

Presidenti Meta duke i dorëzuar Gjyqtarit Muçi dekretin e emërimit në këtë detyrë shumë të rëndësishme, i uroi suksese dhe punë të mbarë.’

ME TE LEXUARAT