Aktualitet

Ish-deputeti i PS kerkon doreheqjen e Rames

Ish-deputeti i PS, Andis Harsani, menjëherë pas lajmit se Shqipëria dështoi që të hapë negociatat sërish me Bashkimin Europian ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës..

 

“Jep dorëheqjen sot. Më mirë. Të paktën të mbahesh mend për diçka të mirë”, shprehet Harasani përmes një postimi në FB, ditën e sotme.

 

 

Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian diskutuan mbrëmjen e djeshme për hapjen ose jo të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Franca vuri veton për integrimin e Shqipërisë, e mbështetur nga Holanda dhe Danimarka, me Spanjën skeptike. Këto vende kanë pasur kritika të shumta ndaj Shqipërisë, lidhur me numrin e lartë të azilkërkuesve, krimin e organizuar, korrupsionin dhe mosfunksionimin e shtetit ligjor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close