Rrugët kryesore të qytetit “pushtohen” nga miliona karkaleca, tronditen udhëtarët!

Soft
Rrugët kryesore të qytetit “pushtohen” nga miliona

Rrugët kryesore në Bahrein (ishull në gjirin Persik) janë “pushtuar” nga miliona karkaleca, ku si pasojë qarkullimi është bllokuar nga fluksi i madh i makinave.

Insektet besohet se kanë ardhur nga Arabia Saudite si pasojë e një stuhie të fuqishme. Në pamjet e bëra virale, shikohen miliona karkaleca teksa qëndrojnë në pjesën e përparme të xhamave të makinave, ndërkohë që qielli thuajse u errësua si rezultat i prezencës së tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Insektet ishin nisur drejt Qassim, Mekë dhe Riad, por një stuhi e fortë i detyroi që të ndryshonin drejtim dhe të përfundonin në Bahrein. Departamenti për Agrikulturë dhe Resurse Detare, konfirmoi se “pushimi” i insekteve nuk ka shkaktuar dëme.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/02/21/5936253993057697440/640x360_MP4_5936253993057697440.mp4

ME TE LEXUARAT