"KCK ne drejtesi", kreu i KLP i pergjigjet Rames: Akuza politike, pa prova

Politikë

Kryetari i KLP Gent Ibrahimi ka folur diten e sotme per akuzat që kryeministri Edi Rama ka bërë nga Parlamenti, i cili tha se në sistemin e drejtësisë është ngritur “grupimi më i rrezikshëm kriminal i quajtur KÇK, (Kap Ç’të Kapësh). Ibrahimi tha se kjo është një akuzë politike dhe si të tillë e ka trajtuar dhe institucioni që ai drejton.

“Kryeministri Edi Rama bëri një akuzë të përgjithshme dhe politike, si të tillë e kemi trajtuar edhe ne. Nuk është se po bëjmë një hetimit të thelluar, por po e shohim në përgjithësi. Nuk mjafton për të bërë gjyq”, vuri ne dukje Ibrahimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, foli edhe për ngritjen e SPAK, në Komisionin e Ligjeve. Ibrahimi tha se deri më tani janë përzgjedhur 15 kandidatë për SPAK, 8 prej të cilëve e kanë kaluar Vettingun, pasi është kusht për t’u bërë pjesë e kësaj strukture, që do të luftojë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.

“Sot kemi identifikuar dhe përzgjedhur 15 kandidatë, për të qenë pjesë të Prokurorisë së Posaçme, por këta prokurorë duhet të marrin edhe vulën e Vettingut. Në momentin që i emërojmë SPAK fillon punën. Deri më tani, 8 prej tyre e kanë kaluar Vettingun. Është kusht, që pa kaluar Vettingun, prokurorët nuk mund të bëhen pjesë e SPAK. Gara për t’u bërë pjesë e SPAK është hapur që në janar të vitit 2019, por buxheti ynë është aktivizuar në qershor të këtij viti”, tha Ibrahimi.

Kreu i KLP tha se nuk po bëhet vetëm Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, por paralelisht është duke u bërë edhe një miniVetting për shumë zyrtarë të tjerë.

“Një miniVetting po zhvillohet nga KLP, KLD, për shumë zyrtarë të tjerë. Në rastin tonë, ata që përfundojnë shkollën e magjistraturës i nënshtrohen Vettingut, para se të nisin karrierën e tyre si prokuror, por edhe çdo kandidat për pozicion karriere kalon në Vetting”, nenvizoi kreu i KLP.

ME TE LEXUARAT