KE “JO” negociatave, Rama sqaron arsyen: Te shohim te shohim te verteten ne sy

Aktualitet

Nëse duam të shikojmë drejt e në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh duke e parë nga të gjitha kontaktet e diskutimet. Procesi po shkonte drejt një përplasje të qasjes mes Francës e Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme të një fronti që ishte për një “PO””.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu deklaron kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp, pasi Këshilli Europian i tha ‘JO’ hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ai tha se presidenti i Francës Emannuele Macron foli sot shumë shkoqur sa i takon çështjes së integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa e lidhi arsyen me reformimin e BE.

 

 

“Janë bërë përpjekjet maksimale për të arritur të marrim atë që na takon. Asgjë më shumë, por atë që kemi merituar. Dhe këtë nuk e them unë. Se themi ne, por tanimë e ka thënë jo vetëm me shkrim KE. Por e kemi dëgjuar vet të thuhet nga një pjesë e madhe e kryeministrave të BE dhe kancelarja Merkel. Nga ana tjetër do t’ju them se kam marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm në takim. Kemi qenë në kontakt dje, madje kam komunikuar dhe me presidentin e Francës. Faktikisht nëse duam të shikojmë drejt në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh duke e parë nga të gjitha kontaktet e diskutimet se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës e Gjermanisë dhe një pjesë të konsiderueshme të një fronti që ish për një “PO”. Ndërkohë që Gjermania bëri një përpjekje për të vendosur një ‘Por’ ‘PO’-së. Presidenti Francez i tha sot më shkoqur se herët e tjera. Franca nuk pranon që të vazhdohet me të njëjtin proces. Kërkon një reformim të brendshëm të BE dhe transformim të vet procesit të integrimit, deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv të horizontit të integrimit”, tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT