Opinion

Deshtimi i negociatave/ Qytetaret: Fajin e ka Europa

TIRANE – Çfarë mendojnë qytetarët për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Europian? Report Tv pyeti disa prej tyre. Ata ndajnë përgjegjësinë mes forcave politike shqiptare dhe problemeve të brendshme të BE.

“Të gjithë bashkë janë fajtorë mendojë unë, kuptohet një pjesë është edhe e Evropës që ka ato problemet e veta të brendshme.

Ata që nuk i hapën e kanë fajin. Kush nuk i hapi negociatat, qeveria apo Macroni? Nëse Macroni është kryeministri i këtij vendi atëherë është i qeverisë sonë faji.

Politika shqiptare është në radhë të parë fajtore, e nis me kryeministrin Edi Rama, Lulzim Basha dhe të gjithë udhëheqësit politik të Shqipërisë.

Tani sipas atyre që kemi dëgjuar, ata (Bashkimi Europian) kanë problemet e tyre, por edhe qeveria jonë, në radhë të parë ne.

Të dy janë fajtorë, edhe personat që janë këtu, por edhe fakti që ka probleme brenda BE-së që nuk ka një vendim të përbashkët. Domethënë që janë të dyja palët”-thanë disa prej qytetarëve

Qytetarët u shprehën se vendimi i BE për negociatat do të ketë një ndikim negativ, sipas tyre do të rritet numri i personave që do largohen nga Shqipëria.

“Ndikon jashtëzakonisht negativisht te jeta e përditshme e çdo qytetari shqiptarë.

Mendoj që do të rrisë fluksin e emigrantëve nga Shqipëria sepse shikojnë që shpresa vjen duke u venitur, pastaj problemet e tjera janë një cik afatgjata që mendoj që efekti do të jetë pak më afatgjatë.

Patjetër që do të ndikojë, patjetër”-shprehën mendimin e tyre disa qytetarë

Samiti i Zagrebit në maj 2020, do të jetë destinacioni i radhës ku do të diskutohet nga ana e Këshillit Europian për çështjen e integrimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të unifikohet qëndrimi i krerëve të unionit për çështjen e zgjerimit.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close