Lajmi i fundit

Erjon Brace i kthehet keq Macronit: Bejme punet tuaja, dhe na keqpaguani

Zv/kryeministri shqiptar Erjon Braçe ka reaguar pas dështimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe një pjesë të mesazhit të tij ia drejton presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Braçe thekson se kush pretendon se i njeh shqiptarët prej azilantëve, atëherë nuk i njeh hiç.

Reagimi i plotë

Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka,

zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!

Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës,

aspiratën tonë evropiane, te përjetshme,

ja dëshmon kujtdo që s’na njeh,

zoti Conte, kryeministër i Italisë!

Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian!

Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne,

zoti Sassoli, president i Parlamemtit Evropian!

Ju jemi mirënjohës pa fund!

Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi

qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme,

nuk na njeh hiç;

duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash,

por oferte në atë treg;

I BEJME NE PUNET TUAJA,

MADJE ME TE RENDAT,

MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close