Evazioni fiskal, mbyllet nje nga clubet me te frekuentuar ne Tirane

Aktualitet

TIRANE - Mbyllet një ndër clubet më të frekuentuar të jetës së natës në zonën e ish-bllokut , "The Code", si dhe gjobiten dy clube të tjera të njohura, në shkelje të legjislacionit tatimor, për moslëshim kuponi dhe punonëtorë të padeklaruar, Loli Pop dhe Cavaliero. Lajmin e ka bërë publik zv.kryeministri Erion Braçe, ku thotë se dje grupet e organeve fiskale kontrolluan klubet e mëdha në Tiranë. Thëe Code u mbyll pasi u gjet në shkelje të përsëritur të mos lëshimit të kuponiëve tatimorë, dhe me punëtorë në 'të zezë'. Ndërsa lokalet e tjera, u kapën me shkelje për hërë të parë, ndaj është marrë vetëm masë gjobe dhe

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Lolli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit të transaksioneve përmes kuponit tatimor si dhe me dy punëtorë në të zezë, të pa deklaruar

The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e përsëritur të mos dokumentimit të transaksioneve përmes kuponit tatimor si dhe një punëtor në të zezë, të padeklaruar. The Code për këto shkelje u mbyll dhe punonjësit e organeve fiskale vendosën masën e bllokimit të aktivitetit.

Cavalliero pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumetimit të transaksioneve përmes kuponit tatimor dhe mori gjobën respektive sipas ligjit", shkruan Brace.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka edhe një thirrje: "Bëjeni biznesin të ligjshëm, punoni fort dhe me faturë tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet. Është krim një skllavëri e tillë, nuk i bëhet më një qenie humane kjo, nuk do e tolërojmë"

Braçe thotë se aksionet anti-informalitet nuk kanë ikur me verën, por se do të vijojnë gjatë gjithë kohës.

"Evazioni fiskal është pabarazi, punëtorët në të zezë është skllavëri. Nuk kemi ikur kund, nuk ikëm me verën. Jemi këtu, në punë e në përputhje me ligjin, kundër evazionit dhe kundër skllavërisë në punë", shkruan Braçe.

Këto nuk janë ndëshkimet e para tek subjektet e ashtuquajtura VIP, por që brenda pak orësh subjektet e mbyllura janë rihapur me vendim gjykate, për këto arsye po ndryshohet edhe ligji për procedurat tatimore. Sipas Tatimeve është propozuar që subjektet që konstatohen në shkelje të për mos lëshim të kuponit hera e dytë do i bllokohet aktiviteti pa afat, deri në shlyerjen e detyrimit dhe jo më 30 ditë.

ME TE LEXUARAT