Perdoruesit e telefonave android duhet te fshijne keto programe te rrezikshme

Teknologji

Përdoruesve të Android u është kërkuar të fshijnë 15 aplikacione sepse rrezikohen nga vjedhja e të dhënave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

15 programet janë të disponueshme përmes Google Play Store dhe përmbajnë softuerë të dëmshëm thanë ekspertët e Sophos.

Disa aplikacione arrijnë të fshehin vetveten duke shmangur gjurmimin. Shumica e tyre janë irritues duke bllokuar ekranin e telefonit me reklama të mëdha.

Edhe pse janë hequr nga Play Store, ata janë instaluar në mëse 1.3 milionë pajisje.

Aplikacionet janë:

Flash On Calls & Messages

Read QR Code

Imagine Magic

Generate Elves

Savexpense

QR Artifact

Find Your Phone : Whistle

Scavenger – – – speed guard

Auto Cut Out Pro

Background Cut Out

Photo Background

ImageProcessingBackground Cut Out New

Auto Cut Out

Një prej aplikacioneve quajtur Flash On Calls & Messages, shfaq një mesazhe të rremë gabimi dhe më pas ju çon në Google Maps në Play Store duke ju bërë të mendoni se ky i fundit e ka fajin për problemet.

Një zëdhënës i Sophos kërkoi që përdoruesit Android ti heqin sa më parë këto aplikacione.

ME TE LEXUARAT