Aksidenti i rende brenda tunelit ne Tirane-Elbasan, viktima vellai i deputetes se PS

Aktualitet

Një aksident tragjik që ka lënë pas një viktimë ka ndodhur në aksin Elbasan -Tiranë. Viktimë ka mbetur shoferi i automjetit tip Seat i cili dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion i drejtuar nga 33-vjeçari me iniciale D.SH. Gjate natës viktima u identifikua si Elton Maçolli, 37 vjec, vëllai i deputetes së Partise Socialiste, Blerina Gjylameti. Automjeti me targat AA 209 AR, me të cilin po lëvizte viktima ka qenë i modifikuar  dhe punonte me benzinë-gas, gjë që ka bërë rrjedhjen e gazit pas përplasjes dhe më pas shpërthimin në flakë.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se automjeti tip Seat është gjetur me dyert e tavanin të hapura nga shpërthimi, ndërsa viktima është transportuar drejt morgut të Elbasanit. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

 

Elton Maçolli punonte pranë bazës ajrore te Farkës./ Shqiptarja

ME TE LEXUARAT