Rezolute kunder Macronit, PE: Refuzimi i negociatave mund te sjelle destabilizim ne Tirane e Shkup

Politikë

Parlamenti Europian ka hartuar një draftrezolutë ne lidhje me bllokimin që Presidenti francez Macron i bëri celjes së negocjatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në BE.

Sipas dokumentit, refuzimi per t`i dhëne dy vendeve dritën e shumëpritur jeshile të nisjes së bisedimeve, mund të sjellë destabilitet në Shqipëri e Maqedoninë Veriore, por edhe në mbarë rajonin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Keqardhje për vendimin e bllokimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe për rolin që Presidenti i Francës dhe vende të tjerë anëtare patën në këtë vendim”, thuhet në rezolutë i bëhet thirrje këshillit europian të marrë përgjegjësinë që i takon dhe të veprojë sipas angazhimeve që ai vetë ka marrë.

PE evidenton sesi Komisioni Europian e ka rekomanduar që në 2009-tën çeljen e negocjatave me Shkupin, ndërsa thekson rezultatet me përfitime reciproke të gati “ dy dekadash nderveprimi institucional dhe politik mes BE-së dhe dy vendeve në fjalë“.

Drafti i rezolutës, i formuluar të martën, mund të ndryshojë gjatë të mërkurën ndersa duhet sqaruar se PE nuk ka fuqi legjislative për vendimet për zgjerimin. Por qëndrimet e parlamentit janë të rëndësishme, në kohen kur pritet të votohen kandidatët e rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania për kabinetin e presidentes së zgjedhur të Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

ME TE LEXUARAT