Rrihte nusen e djalit, arrestohet vjehrri 62-vjeçar ne Lushnje

Aktualitet

Një 62 vjeçar është arrestuar pas denoncimit të bërë nga nusja e djalit të tij, së cilës prej disa kohësh i ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike.

Policia e Lushnjes ka bërë me dije se është arrestuar shtetasi M.K, 62 vjeç pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të tij, shtetases E.K., 25 vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qenë e reja që pas muajve të tërë vuajtje ka denoncuar vjehrrin e saj.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

ME TE LEXUARAT