Doktori tregon a jetoni me gjate nese hani nje molle ne dite

Soft

Jetëgjatësia mund të rritet me një stil të shëndetshëm të jetesës, siç është ngrënia e ushqimeve të caktuara.

Këshilla e njohur se duhet konsumuar një mollë në ditë, fillimisht është shfaqur në vitet e 1800’ta Doktori i njohur Dr. Chris Steele ka zbuluar se thënia e moçme faktikisht është e vërtetë dhe e rekomandon atë.

Mollët janë burim i mahnitshëm i fibrave – një nutrient i rëndësishëm që ndërlidhet me rrezik të ulët të sëmundjeve të zemrës, sulmit të trurit, tipit 2 të diabetit dhe kancerit të zorrëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër tjerash, fibrat na ndihmojnë të ngopemi më shumë dhe dietat e pasura me to ndihmojnë në sistem të tretjes dhe e parandalojnë kapsllëkun.

Së dyti, Dr. Chris thotë se ngrënia e një molle në ditë jua zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe të trurit për 12%.

Këtë e bën duke i ulur nivelet e kolesterolit.

Dhe, në fund, mollët përmbajnë vitaminë C, që është antioksidant i fuqishëm natyral dhe që ka aftësinë t’i bllokojë disa prej dëmeve që shkaktohen nga rrezatimet e lira.

Vitamina C që gjendet në mollë gjithashtu mund ta forcojë rezistencën e trupit kundër agjentëve infektues./zeri

ME TE LEXUARAT