Shtyhet seanca per dosjen "Toyota Yaris", dy kusherinjte ndodhen jashte shtetit

Aktualitet

Krimet e Rënda kanë shtyrë seancën paraprake për dosjen “Toyota Yaris”. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti se nuk kanë marrë dijeni dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi, të shpallur në kërkim për këtë çështje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avokatët e pranishëm në sallë kanë thënë se dy kushërinjtë nuk gjenden në vendin tonë, por janë jashtë Shqipërisë.

Të arrestuar për këtë çështje janë babë e bir, Edi Lika dhe Klevi Cani, si dhe Alban Mollaymeri, të cilët akuzon për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe shtetasi Agim Çeka, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, seanca e radhës është shtyrë për datën 28 tetor 2019.

ME TE LEXUARAT