Aktualitet

Alban Skenderaj shpallet ambasador i gjuhes italiane ne Shqiperi

Një nga këngëtarët më të dashur për publikun, Alban Skënderaj është emëruar ambasador i gjuhës italiane në Shqipëri.

 

Këtë lajm e ka dhënë vetë Albani në një postim në profilin e tij në Instagram, ku ka falenderuar ambasadorin Alberto Cutilo dhe Ambasadën Italiane për dhënien e këtij çmimi.

 

“Faleminderit ambasadorit Albero Cutilo dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri e cila më nderoi si të parin Ambasador të gjuhës italiane. Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok I dy popujve tanë”, ka shkruar Albani.

 

 

Kujtojmë që një muaj më parë ai mbajti koncertin “Nën yjet e Tiranës” në Amfiteatrin e liqenit artificial dhe bashkë me bashkëshorten e tij Miriam Cani janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close