Shqiptaret ne kampin e Sirise: Gjendja eshte e rrezikshme, duam te largohemi

Bota

Që pas vdekjes të prindërve, 17 vjeçarja Elona Shuli, kujdeset e vetme në Siri për Suhejdin, djalin e saj 3 vjeçar të lindur atje si dhe për 2 motrat Ermën e Jusrën e vëllain e vogël, Ibrahimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata në kampin Al Hawl është përkeqësuar me futjen e forcave te shtetit islamik të Sirisë dhe Irakut, megjithatë Elona u tregon familjarëve se vazhdojnë të jenë në dorën e autoriteteve kurde, ndërsa ISIS po u afrohet.

“Dëgjo, këtu nuk kam asnjë adresë që të flas me kryeministrin, po patët ju aty ma jepni të flas unë me të dhe e dyta e punës thuaj nënës nuk mund të flas dot me telefon se gjendja këtu është e rrezikshme. Mos u bëni merak, elhamdulillah do flasim çfarë do ndodh”, ka thënë Elona Shuli.

Siç dëgjohet në audion e siguruar nga Top Channel, 17 vjeçarja, pavarësisht vështirësive, përpiqet të gjej mënyrën për t’u kthyer në vendlindje; duke i kërkuar vetë qeverisë t’i largojë sa më parë nga terrori që po jetojnë.

ME TE LEXUARAT