Meta: Marrja e Presidences sev BE nga Kroacia, mundesi e shtuar Shqiperise per çeljen e negociatave

Politikë

Presidenti Ilir Meta e ka parë me shumë optimizëm për çeljen e negociatave të vendit, marrjen e Presidencës së BE nga Kroacia. Nga ky shtet ku ai po zhvillon një vizitë zyrtare, Meta ka shkruar sot në Fb:

"Takim mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkovic mbi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe politike mes dy vendeve tona. Ndamë të njëjtin qëndrim se integrimi europian i Shqipërisë dhe rajonit, janë e vetmja alternativë e të ardhmes sonë të përbashkët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit, mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Samitit të Zagrebit në maj 2020.

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, do të marrë një shtysë të re me vendosjen e linjës direkte ajrore Tiranë-Zagreb dhe ndërtimin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian IAP"përfundon Meta.

ME TE LEXUARAT