Aksident ne Elbasan-Peqin, makina "hyn ne dyqan", kater te plagosur

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur në rrugen Elbasan-Peqin ku kanë mbetur të plagosur katër persona.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Pajovë ku janë përplasur dy mjete, njëri tip “Benz” me targë AA 595 XG dhe tjetri tip “Volkswagen” me targa AA 016 XS.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tre nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe sipas informacioneve të para fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në pamjet shihet se si nga goditja e fortë e “Benz”-it mjeti tip “Volkswagen” ka përfunduar në shkallët e dyqanit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, citon balkanweb.

INFORMACION PARAPRAK

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi A.G., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me mjetin tip “Golf” i cili ishte i parkuar me drejtues shtetasin B.H., 31 vjeç, banues në Kukës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë shtetasi R.GJ., i cili ishte pasagjerë në mjetin “Benz”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT