Atentati ne Sukth, policia harron targen e makines se prokurorit ne vendin e ngjarjes

Aktualitet

Targa AA 333 ZD e automjetit të prokurorit Arjan Ndoja, ndaj të cilit u qëllua ditën e djeshme me breshëri automatiku pranë mbikalimit të Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë ka mbetur ende në vendin e ngjarjes, ndonëse kanë kaluar disa orë nga atentati.

Sipas kesaj fotoje nga vendi që ditën e djeshme u kthye në skenë të ngjarjes së rëndë, duket se policia ka lene aty disa prova te rendesishme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja e rende me pasojë plagosjen e tre personave, ku përveç prokurorit të Durrësit morën plagë shoferi Andi Maloku dhe pasagjeri Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit” po hetohet nga policia e shtetit dhe prokuroria e krimeve te renda.

Pistat kryesore lidhen me nje sulm ndaj prokurorit por edhe me mundesine qe objektiv te kete qene personi tjeter qe ndodhej ne makine i njohur me emrin Landi Muharremi.

\

ME TE LEXUARAT